Aplikacion
Të arrestuarit janë identifikuar si: Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani.
Njoftimi i Policisë
Zhvillohet plani operacional policor, i koduar “Dekoderi”, me objektiv goditjen e rasteve të piraterisë televizive.
Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan, rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Kontrollet dhe verifikimet e kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, konstatuan 7 subjekte online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike konstatoi një tjetër subjekt në këtë paligjshmëri.
Identifikohen dhe arrestohen 5 administratorë të këtyre subjekteve. Punohet për kapjen e 3 të tjerëve.
Sekuestrohen 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.
10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.
Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit A. S., 28 vjeç, A. V., 40 vjeç, A. L., 45 vjeç, F. Ç. alias F. B., 28 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
•Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K..
Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.