zoom

Aktualitet

U qëllua me breshëri plumbash, ky është Kevin Hajrulla! I riu, kushëriri i të fortit të Vlorës

Është publikuar foto e 30-vjeçarit Kevin Hajrulla,i cili u qëllua me breshëri plumbash në një atentat mafioz në Vlorë.

I riu që udhëtonte me mjet tip “Benz” u dërgua nga qytetarët në spitalin e Vlorës, për t’u transportuar tek Trauma ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shënjestra e atentatit raportohet se është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur si i “forti i Vlorës”.

Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë.

Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019. Po ashtu, Inez Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Postime të lidhura