zoom

Lajme

Ndryshime në kabinetin qeveritar, kush largohet?

Këshilli i Ministrave vendosi të largojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar.

Bëhet fjalë për Nina Gugën, e cila shërbente si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.

Në vendin e saj është emëruar Orjona Osmani.

Nina Guga ishte zëvendësministre e Arsimit që prej vitit 2019.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!