zoom

Aktualitet

Vdiq në aksident/ Mjeku Vanion Cinari po lëvizte me shpejtësi, tentoi të parakalonte

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Tiranë, ku humbi jetën mjeku Vanion Cinari.

Pas dëshmive të marra nga drejtuesit e dy mjeteve të tjera, që u përfshinë në aksident, por edhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë, rezulton se mjeku Vanion Cinari po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.

Ai po shkonte ne drejtim të autostradës së Elbasanit dhe ka tentuar të parakalojë.

Por më pas, ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë dhe ka kaluar në korsin tjetër, duke goditur mjetin e drejtuar nga Alba Shehaj.

Kjo e fundit humbi drejtimin dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një mjet tjetër.

Pritet një ekspertizë e mjetit të mjekut, për të zbuluar shpejtësinë me të cilën ka qenë duke lëvizur ai.

Postime të lidhura