zoom

Aktualitet

Një muaj nga vrasja e Martinit, mamaja e tij mes lotësh në protestë: Zemra ime është e thyer

Qytetarët po mbajnë një protestë tjetër para ministrisë së Arsimit, pas tragjedisë në shkollën “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë Martin Cani.

Për herë të parë mamaja e tij ka marrë pjesë në protestë ku ka mbajtur një fjalim mbi dramën e familjes së saj.

“Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin, dua të japin të gjithë dorëheqjen, ishte një fëmijë i buzëqeshurm e kam në çdo moment buzëqeshjen e Martinit. Ai ishte i përpiktë, nuk jam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin.”

Postime të lidhura