zoom

Aktualitet

Goditet grupi kriminal, pastronte paratë përmes kriptovalutave! Roli i anëtarit të “Çopjave”

Një operacion nga Europol, ka çuar në arrestimin e 9 personave të përfshirë në një rrjet të pastrimit të parave përmes kriptovalutave.

Raportohet se arrestimet erdhën pas zbulimeve të  gjetura gjatë operacioneve GORGON dhe WHITEWALL. Europol në bashkëpunim me 6 vende të tjera u përfshirë në operacionin për goditjen e grupeve që pastronin të ardhurat nga trafiku i drogës dhe të krimeve të tjera të rënda.

Në pranga u vendosën 9 të dyshuar dhe u sekuestruan dokumente, telefona celularë, sende me vlerë (ar, mallra luksi), 35 000 euro dhe 25 milionë euro kriptovaluta.

“Një nga gjetjet kryesore të hetimit ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave”, njoftoi policia.

Europol thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH dhe se ky operacion është vazhdim i operacionit “Gorgon” ku u godit grupi i Çopjave në Elbasan.

Sipas, Europol një anëtar i kësaj bande ka ndihmuar në pastrimin e parave përmes kriptomonedhave./Zoom.al