zoom

Lajme

Vinicius Jr u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA

Anësori i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Jr, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në FIFA Best Awards.

24-vjeçari dhe klubi i tij bojkotuan ceremoninë e Topit të Artë pasi Rodri i Manchester City, mori çmimin në Doha.

Vinicius luajti një rol kyç në fitoren e Realit në Champions League dhe La Liga në sezonin 2023-24, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 11 asistime.

Sa i përket futbollit për femra, mesfushorja e Barcelonës, Aitana Bonmati u shpall lojtarja e vitit për të dytin vit radhazi.

Postime të lidhura