zoom

Aktualitet

Lajme të rreme për portin e Durrësit dhe kompaninë kroate/ Media gjermane fshin artikujt

Media gjermane, Focus.de është tërhequr dhe ka fshirë artikujt kritikë që lidheshin me Portin e Durrësit dhe kompaninë kroate “Schapha d.o.o.”, e cila ka marrë me koncension portin.

Media gjermane i ka cilësuar si të gabuar dhe të paautorizuar shkrimet pas ankesës së kompaniasë kroate Schapha d.o.o., e cila është përfshirë direkt në këtë çështje.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se të dy artikujt mbi Portin e Durrësit, i datës 29 nëntor, dhe ai i datës 20 nëntor, janë fshirë,”- shkruan bordi editorial i medias gjermane.

Media gjermane “Focus” asokohe ngrinte hije dyshimi mbi kompaninë kroate “Schapha d.o.o.” dhe sipas saj “Schapha d.o.o.” ishte një kompani fiktive me lidhje të ngushta me aktorë të fuqishëm kroatë dhe interesa shqiptare.

Në artikujt e fshirë vihej në pikëpyetje gjithashtu besimi ndaj qeverisë Rama dhe ministres së tij të infrastrukturës Belinda Balluku, që sipas medias gjermane ishte në dijeni të të gjitha veprimeve të kundraligjshme./ Zoom.al

Postime të lidhura