zoom

Aktualitet

EMRI/ 63-vjeçari përplaset për vdekje në Fier

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të marte në fshatin Cukas të Fierit.

Një 63-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në rrugë.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Namik Halili nga Durrësi.

Ai ishte futur në një arë për të mbledhur barishte dhe në momentin që ka dalë në rrugë, nuk e ka parë makinën “Passat”, që e përplasi.

63-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi i mjetit tip “Passat” u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Postime të lidhura