zoom

Lajme

Apeli i GJKKO i kthen vilën nënës së Kryemadhit, por jo deputetes

Apeli i GJKKO ka hequr sekuestron për vilën e nënës së Monika Kryemadhit, Fatimes, por la në fuqi vendimin për t’i mbajtur nën sekuestro vilën deputetes dhe ish -kryetares së LSI-së.
Por Kryemadhi tha se të dyja banesat janë përfituar në mënyrë të ligjshme dhe për këtë arsye do ta vijonte betejën me drejtësinë deri në Strasburg.

“Betejë ligjore që do durim dhe konsistencë. Të dyja banesat janë të përfituara në mënyrë të ligjshme, e pranon edhe prokurori. Ka edhe një avantazh që unë futem një cik më pa radhë se mamaja ime në gjykatën e Strasburgut. Në raste të tilla prokurori zbaton vendimin e gjykatës. Kishim vetëm shpalljen, prokurori kërkoi që të mos ndryshohej vendimi. Që të jemi të sinqertë, prokurori ngritën arsyen e bashkëpunimit të Fatime Kryemadhit me Ilir Metën për korrupsion që nga video e Dritan Priftit. Për çështjen e CEZ-Dia që pretendojnë se Fatime Kryemadhi ka bashkëpunuar me Metën. Fatime Kryemadhi e ka blerë banesën në mars ndërsa meta dyshohet për një çështje që është gjykuar dy herë në 2015, bëhet fjalë për në dhjetor të 2018. Si mund të jetë bashkëpunimi. Nuk ka koherencë, sistem të provave, aq më shumë që ti bën sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare të paraqitur”, deklaroi Kryemadhi.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë “detyrim paraqitje” çdo të hënë të parë të muajit. Ajo po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Për të njëjtat akuza, ish -bashkëshorti i saj, Ilir Meta, gjendet në burg. /Zoom.al