Aplikacion
Datë 30.07.2021
KALLZIM PENALTË KALLZUAR:
1. Ardi Veliu, lindur në Delvinë më 2.03.1972, me detyrë funksionale Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Objekti:
1. Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal
Drejtuar:Prokurorisë së posaçme Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Baza ligjore: Neni 283 i K.Pr.Penale.
I nderuar Kryetar:
Ne kallzuesit jemi banorë të fshatit Lumas, Bashkia Kuçovë me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, Kuçovë.
FAKTI I KALLZUAR NGA ANA JONË ËSHTË SI MË POSHTË:
Në Bashkinë Kuçovë në Kanionin e Lumit Sinec ndodhet zona e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Këshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre) ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre.
Bashkinë Kuçovë ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe pikërishtë Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec, e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre.
Bashkia Kuçovë në lejen e ndërtimit të saj me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 pretendon se do të ndërtoj mbi këtë kanion, ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.
Duke mos qënë dakord me cënimin e burimit të ujit të Sinecit, e cila është tashmë zonë e mbrojtur në banorët e fshatit Lumas kemi ushtruar të drejtën tonë të tubimit paqësor ndaj cënimit dhe shkatërrimit të këtij burimi si një e drejtë kushtetuese. Edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ajo është shprehur se e drejta për lirinë e tubimit është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet e një shoqërie të tillë.
Gjatë këtyre tubimeve paqësore të realizuara nga ana jonë jemi hasur me dhunë të ushtruar nga punojësit e policisë Berat dhe Kucovë ndaj banorëve të fshtatit Lumas . Për të cilët kemi dyshime se bëhen më urdhër të Drejtuesit të Policisë së shtetit Ardi Veliu, pasi nuk ka mundësi që edhe pas ankesave tona të shumta dhuna e ushtruar nga punojësit e policisë së shtetit ndaj nesh nuk ka ndaluar. Për më tepër që punojës policie të shumtë në numër kanë qënë prezentë cdo ditë duke i dalë krahë subjektit privat i cili ka marrë përsipër të ndërtojë këtë ujësjellës. Vetë qëllimi i funksionimit të policisë së shtetit, prashkiuar që në nenin 2 të Ligjit Nr. 108/2014 për “Policinë e Shtetit” e ka të parashikuar qartë se Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut , dhe jo si në rastin konkretë ku policia e shtetit është vënë në funsksion të subjektit privat i cili ka ndërtuar pa leje , duke cënuar burimin e ujit Sinec , që është zonë e mbrojtur. Vëetetuar ky fakt edhe nga shkresat me nr. 122/1 prot., datë 29.07.2021, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bën me dije mbas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, është konstatuar se nga Bashkia Kucovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k kanë kryer punime brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec zonë e mbrojtuar kategrora e tretë me VKM 676, datë 20.12.2021 pa leje përkatëse, dhe për këtë arsye është marrë masa e pezullimit të punimeve në këtë zonë.
Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura nga monitorimi i kryer me datë 26.07.2021 në monumentin e natyrës “Kanioni i Sinecit” ka konstatuar se po kryhen punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k i cili është kontaktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi, që cënon drejpërdrejtë” territorin e shpallur “Monument Ntayre “ me VKM 303, DATË 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumentet e natyrës Shqiptare” dhe sipas ligjit të zonave të mbrojtura Nr. 81/2017 neni 17 pika 1 zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes e njëtë me “Rezervë Strikte” dhe sipas ligjit rrethohet nga një zonë buferike me gjerësi deri 200 metra nga perimetri I monumentit, kjo sipas shkresës me Nr. 121 datë 23.07.2021 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan.
Policia është vënë në shërbim të këtij subjekti jo vetëm gjatë zhvillimit të tubimeve por duke u kthyer edhe në roje private e këtij subjekti duke ruajtuar automjete e kësaj firme edhe gjatë orëve të natës. Një veprim i tij na bën të dyshojmë për veprime korruptive të realizuara ndërmjet Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe subjektit privat i cili po kryen punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi.
Gjithashtu dyshojmë për abuzime në tenderin dhe veprime të kundraligjsjme të Drejtusit të Policisë së Shtetit në tenderin e publikuar në Buletinin Nr. 28, datë 16 Korrik 2018, me nr. REF: -68060-05-09-2018. Sipas këtij tenderi , nga policia e shtetit një makinë është mërrë me qira 50 euro në ditë që do të thotë 1500 euro në muaj, shumëzuar me 12 muaj del 18000 euro në vit, dhe shumëzuar kjo e fundit me 4 vjet del 72000 euro për katër vjet. Që do të thotë se me këtë vlerë që paguhet qeraja e një automjeti do të ishtë blerë ky automjet dhe ndoshta edhe më shumë, të cilat edhe pas katërvjecarit të mbarimit të kësaj kontrate do të ishin në pronësi të policisë së shtetit. Duke patur dyshime të shumta në këtë tender kërkojmë nga ana juaj hetimin e ketij tenderi.
Për sa më sipër,
KËRKOJMË:
Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal.
Humbja e Anglisë në finalen e Euro2024/ Bellingham: U ndjeva si kokë turku, më iku buzëqeshja