Aplikacion
Tërmeti ka ndodhur me një thellësi prej 57.1 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkalla e dëmeve është akoma e paqartë, ndërsa nuk hidhet poshtë mundësia që të ketë edhe të vdekur.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për cunami, në disa pjesë të vendit ishullor. Por më pas u tha se kërcënimi ka kaluar.
Pamjet në internet tregojnë ndërtesa të shembura, makina të dëmtuara e mobilje që rrëzohen nëpër banesa.
Ndërtesa shumëkatëshe u shembën në Port Vila, energjia elektrike, si dhe uji është ndërprerë./ Zoom.al