Aplikacion
E njohur për rolet e saj në “Star Trek: The Next Generation” dhe “Falcon Crest”, Jill Jacobson humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 70-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ylli i kinematografisë vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, por pa dhënë më shumë detaje.
Ajo ndërroi jetë në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa ajmin e konfirmoi menaxheri i saj, Ben Padua për “Entertainment Weekly”.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar që i themi lamtumirë aktores tonë të bukur, të zgjuar, elegante dhe të guximshme, Jill Jacobson ,” tha Padua në një deklaratë për WW, duke shtuar, “Jill ishte një aktore dinamike me një dhunti komike që të kujton magjepsjen e Hollivudit, të epokës së artë. Jill na çoi në kaq shumë aventura dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme të ishe me të. Faleminderit, Jill. Ne do t’ju shohim në ëndrrat tona.”
Jacobson njihet për rolet e saj në serialet: “Star Trek: The Next Generation”, “Star Trek: Deep Space Nine”, “Kështjella”, “Hung”, “Kush është shefi?”, etj..
Roli i saj i fundit i merituar ishte në serialin ‘Etheria’ në 2020.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britani 34-vjeçari shqiptar (Emri)