Aplikacion
Në një postim në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan:
”Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar.”
Ndër të tjera, Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.
Në një tjetër postim, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku. Bëhet fjalë për një dhomë hoteli në qytetin e Manhattan-it.
Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka eliminuar daljet në ekran.
Pamjet e trishta të publikuara në një televizion, ku këngëtarja shfaqej në gjendje jo të mirë financiare, prekën qindra mijëra shqiptarë, duke nxitur thirrjet për ta ndihmuar atë./ Zoom.al