Aplikacion
Shumë shqiptarë u trishtuan për gjendjen e saj dhe kërkuan një kontakt për ta ndihmuar.
Pas kësaj videoje, një qytetare shqiptare bisedoi me Simakun. Kjo e fundit gjatë bisedës i thotë se ka shumë vite që nuk flet shqip.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?
Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.
Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.
Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.
Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.
Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.
Qytetarja: Shumë bukur ke folur.
Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.
Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.
Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.
Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!