Aplikacion
Megjithëse shumë kanë pretenduar se personi në video është artisja shqiptare, ZHaku shprehet e bindur se nuk është ajo.
Në një studio televizive Zhaku tha se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.
“Kur nuk kërkohet ndihma, nuk ka pse bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe. Është një lajm i fabrikuar, e para, ajo zonja nuk është Parashqevi Simaku. E dyta, Parashqevi Simaku e di kujt t’i kërkojë ndihmë, pasi ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë. Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni”, tha Gjata.
Gjata shtoi se nuk mund të shkatërrohet imazhi i një artisteje të madhe nga njerëz që bëjnë si humanistë. Ajo nënvizoi se nuk mund të ndihmohet një person që nuk dihet kush është dhe aq më tepër kur ndihma nuk të kërkohet.