Aplikacion
Përmes një videomesazhi, Veleshnja u shpreh se akuza e ngritur nuk qëndron sepse sipas tij, mjetin nuk e ka marrë përmes mashtrimit.
Por ai shpjegon se makina në fjalë ishte e humbur dhe ai e ka përdorur për pak kohë.
“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, tha Rezart Veleshnja.