zoom

Lajme

Berisha nxjerr foton: Ja lidhjet e Altin Dumanit me Erion Veliajn!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka nxjerrë një foto të kreut të SPAK, Altin Dumanit me Klajdi Meçajn, kushëri i gruas së Dumanit që punon për Erion Veliajn, në bashkinë e Tiranës.

Berisha shprehet se Dumani nuk e ka treguar kurrë këtë konflikt interesi.

Fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj.

Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po!

Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes.

Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.

Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit.

Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë.

Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare.

Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.

Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen.

Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki.

Ja ku është!

Postime të lidhura