Aplikacion
Në pamje mendohet të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Parashevi Simaku. Në videon e publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, shihet një grua e cila ka ngjashmëri me këngëtaren, e cila merr nga fëmijët një “Çantë Bekimi” për të pastrehët.
Në komente lexohet trishtimi që të gjithë shqiptarët ndjejnë teksa shohin gruan që dyshohet se është këngëtarja e dashur Parashqevi Simaku.
Përmes një kontrolli të thjeshtë në Facebook, mund të shihet se me emrin Simaku Nolfe ekzistojnë disa profile që kanë shpërndarë pamje të Parashqevi Simakut në kohën kur ajo këndonte në vendin tonë.
Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte 17 vjeçe. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, për të fituar besimin dhe admirimin e publikut që në daljet e para.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-t i Këngës në “RTSH”) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në “RTSH” me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në “RTSH” si e ftuar. Ikona e muzikës shqiptare e la Shqipërinë në vitin 1992 për të filluar një tjetër jetë përtej oqeanit, në Amerikë.
SPAK mbyll hetimet për “Toyota Auris”, mes të akuzuarve dhe ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës