zoom

Lajme

Tërmet i fortë/ Lëkundjet ndjehen në të gjithë rajonin

Lëkundje sizmike janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 e shkallës Rihter, teksa ka patur një thellësi fokale prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në jug-perëndim të Prizrenit, dhe është regjistruar rreth orës 01:46.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, teksa deri më tani nuk raportohet për pasoja në njerez apo ndërtesa.