Aplikacion
79-vjeçari u dërgua në spitalin e kryeqytetit, Brasília, të hënën pasi ishte ankuar për një dhimbje koke të fortë.
Një skanim MRI zbuloi se kishte gjakderdhje në tru dhe Lula u transferua në spitalin e njohur Sírio-Libanês në São Paulo.
Hemorragjia intrakraniale u shkaktua nga një goditje në kokë që ai mori kur u rrëzua në banjën e rezidencës presidenciale në tetor, sipas një deklarate të spitalit.
Mjekët thanë se kishin kryer një kraniotomi te presidenti, një procedurë në të cilën një pjesë e kockës hiqet nga kafka për të trajtuar gjakderdhjen dhe për të lehtësuar presionin. Kocka më pas zëvendësohet.
Mjekët deklaruan se presidenti ishte në një gjendje të qëndrueshme pas operacionit dhe ishte i vetëdijshëm.
Ata u shprehën se Lula kishte biseduar me stafin mjekësor, ndërsa shtuan se ai nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim të trurit dhe nuk po përjetonte efekte të mëvonshme nga operacioni.
Të pyetur se kur do të kthehej në kryeqytet, mjekët thanë se nëse gjithçka shkonte mirë, prisnin që Lula të kthehej në Brasilia “javën e ardhshme”.
Sherri për shitjen e makinës! Goditi 3 herë me thikë në bark 40-vjeçarin, identifikohen autorët