Aplikacion
Në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, drejtuesi i një mjeti tip “Ford” humbi kontrollin.
Për pasojë, mjeti doli jashtë rruge, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe duke përfunduar në anë të rrugës.
Nga përplasja, shoferi mori fraktura dhe lëndime të rënda në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Ndërsa në Xibrakë të Elbasanit u përplasën dy makina, një mjet tip “Skoda”, që drejtohej nga 54-vjeçari Ilirjan Kllogjeri, dhe mjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga 35-vjeçari Vullnet Kazia.
Shoferët u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti u shkaktua për shkak të lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë me të cilën lëviznin mjetet.
Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrri pinte