Aplikacion
Kjo e fundit po qëndronte në një pozicion jo të përshtatshëm para kamerave dhe pamjet u shoqëruan me komentin seksist “Hapet televotimi”.
Ajo është shprehur se ky është një veprim i pafalshëm, për më tepër nga një burrë që është pjesë e produksionit.
“A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent?”, shkruan Olta Gixhari, duke theksuar askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar.
Postimi i plotë:
Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit.
A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.
Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi.