zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, kalimtarja në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të marte në Spitallë të Durrësit.

Një këmbësore u përplas nga një makinë te vijat e bardha, duke e lënë të plagosur rëndë.

E moshuara, ende e paidentifikuar, u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.