zoom

Ekonomi

Miratohet buxheti i vitit 2025, opozita voton kundër

Pas një seance maratonë, Parlamenti miratoi këtë të martë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Deputetët votuan me 75 vota pro për ligjin ekonomik më të rëndësishëm, ndërsa 24 vota nga kampi opozitar shkuan kundër.

Buxheti me vlerë 8.2 miliardë euro është më i madhi që Shqipëria ka pasur në 3 dekada.

Opozita propozoi 55 amendamente të cilat përfaqësojnë programin e saj elektoral, duke nisur nga premtimi kryesor i PD që asnjë shqiptarë të mos marrë më pak se 200 euro të ardhura në muaj, qoftë pensionist, qoftë i papunë.

Buxheti i vitit të ardhshëm kryefjalë ka investimet publike, të cilat për herë të parë arrijnë vlerën e 1.6 miliardë euro ose sa 6.2% e prodhimit të brendshëm bruto, niveli më i lartë në 3 dekada.