zoom

Lajme

Egla Ceno thumbon Romeon dhe Elvanën: S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë!

Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ndau në rrjete sociale një postim duke kujtuar një bashkëpunim të sajin me Elvis Pupën, miniserialin “Më fal për shprehjen”. Mbi post ajo shkruante:

Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla

Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë

“S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, theskon ajo, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin me të njëjtin emër të Elvana Gjatës dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.