zoom

Aktualitet

Ra nga lartësia në banesën e tij, ndahet nga jeta Arben Tafaj

Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj ka humbur jetë pasi është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë rreth orës 00:40 ka ndodhur në Rrugën e Dajtit, ku si pasojë  e dëmtimeve të marra Arben Tafaj ka humbur jetën.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, raportuan uniformat blu.

Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt ka reaguar familja e tij, ku në një postim në rrjetin social zyrtar të Kryetarit te Shoqatës Tirana, shkruhet se përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë në orën 11:00.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Ngushëllimet e perzemerta familjes! 
Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00 në Funeral Home Alba 2000 në Rrugën e Dibrës”, shkruhet në postim