zoom

Lajme

Berisha në Kuvend pas 11 muajsh, thumbon PS-në: Unë erdha, ju e dini vet! Çehrja ju ka rënë

Kreu i PD-së Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas 11 muajsh. Ish-kryeministri ka mbajtur fjalën e parë në Parlament që kur u la i lirë me vendim të GJKKO-së.

Ai thumboi në Kuvend maxhorancën, duke u shprehur se “unë erdha, ju e dini vetë”. Berisha shtoi se “e shoh çehren që ju ka rënë”, por tha de PS ia bëri vetes.

“Ju qofshi”, tha kryedemokrati, duke shtuar se Rama mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në sallën parlamentare Sali Berishën.

“Po mbajeni me shpirt ndër dhëmb, kot e keni. Unë erdha, ju e dini vet, e dini vet! E shoh çehren qe iu ka rënë ,por ja bëtë vetes dhe ju qofshi… 11 muaj më parë, më datën 21 dhjetor të viti të kaluar, Edi Rama mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij, të Shqipërisë pa opozitë”, tha Berisha.