zoom

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari vrau gruan pas debateve të shumta, kishte paketuar rrobat

Një ditë më parë, mediat greke raportuan se një 46-vjeçar shqiptar kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare dhe kishte plagosur djalin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Selanik, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se shkak për vrasjen janë bërë debatet e shumta që çifti kishte së fundmi.

Sipas dëshmisës së djalit të plagosur, ata ishin bashkë prej 20 vitesh, por 46-vjeçari shqiptar nuk e kishte dhunuar kurrë nënën e tij.

Së fundmi, shtoi ai, ata kishin vendosur të ndaheshin për shkak të zënkave.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, theksoi ai.

Gjatë konfliktit, 46-vjeçari i drejtoi thikën gruas së tij, por djali ndërhyri për ta mbrojtur. Në këtë moment, 60-vjeçarja u fut në mes për të shpëtuar djalin dhe u godit për vdekje.

Autori u arrestua pas vrasjes.