Aplikacion
Ai është paraqitur në spitalin e Lezhës me plumb në këmbë dhe më pas është transportuar tek Trauma.
Raportohet se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta në afërsi të fshatit Grykë-Zezë.
Njoftimi i policisë:
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.
Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.