Aplikacion
“Unë do t’i bind partnerët tanë për nevojën për të krijuar menjëherë një formulë analoge për kontrollin dhe sigurinë e ujërave të Balltikut, mbikqyrjen detare,” tha Tusk. Sipas tij, kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e të gjitha shteteve në kufi me Detin Baltik, që ndihen të kërcënuara nga Rusia.
Suedia po heton pas dyshimit për sabotim
Vetëm një javë e gjysmë më parë, në Detin Baltik u konstatuan në një kohë të shkurtër dëmtime të dy kabllove të komunikimit midis qytetit finlandez të Helsinkit dhe Rostokut si dhe midis Suedisë dhe Lituanisë. Në të dyja rastet për momentin shkaku mbetet i pashpjeguar. Policia suedeze ka nisur një hetim për sabotim të mundshëm dhe vende të tjera po hetojnë gjithashtu incidentet.
Hetuesit kanë një interes të veçantë për anijen kineze të mallrave “Yi Peng 3”, e cila mësohet se ka kaluar në dyja vendet ku janë prerë kabllot në kohët përkatëse.
Takimi në Suedi është i pari i krerëve të qeverive të vendeve nordike dhe baltike që nga viti 2017. Është hera e parë që Polonia merr pjesë në të. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mori pjesë në takim si i ftuar i posaçëm./DW