zoom

Aktualitet

Brenda botës së krimit/ “Shpëtoi k*rva”, zbulohen përgatitjet për vrasjen e Ardian Çapjas

Suel Çela, kreu i grupit të strukturuar me bazë Elbasanin, rezulton të ketë krijuar një rrjet me fije direkte në sistemin e drejtësisë për të garantuar aktivitietin e tij kriminal, pa asnjë pengesë.

Përgatitjet për vrasjen e Çapjas – “Ishalla e mbarojmë!”

Tentativa për të vrarë Ardian Çapjan u bë më 8 qershor 2020, kishte nisur që në maj. Xhino Roka dhe Klaus Matishi, dy njerëzit e Çelës që ishin në dijeni për atentatin flasin për provat e armës. Data fillestare e atentatit ishte 28 maji, por “mjeshtri”, qitësi, nuk mundi ta realizonte.

Roka dhe Matishi flasin se për 3 ditë kryhet vrasja dhe në çdo rast duhet të jetë e hënë; një ditë bëhet gati vendi, një ditë të provohet arma dhe ditën e tretë qitja.

“Ishalla do mbarojë këtë herë”, i shkruan Roka-Matishit, në Sky ECC. Ata flasin edhe për objektivin, duke thënë se këto kohë “i ka hyrë vetja në qejf, po lëviz pa blind”.

Grupi ka pasur disa problematika me gjuajtësin dhe siç shprehet njëri nga djemtë “kishim vra dy vetë sa kemi prit”.

Në orën 8 të mëngjesit të 8 qershorit, Ardian Çapja goditet në vilën e tij dhe e gjitha puna “u kry për 20 minuta”, njofton Roka Matishin, duke theksuar se kanë 2 vite që e presin këtë moment. Më vonë Roka shkruan se Ardjani ka shpëtuar, “ka kismet!”

Në këtë kronologji përmendet edhe biseda me ish-oficerin e lartë Dedan Gjoni, që i njofton për operacionet policore, por është i paqartë komunikimi.

“Shpëtoi prap kurva”, shkruan Suel Çela alias Marjus Lulaj, duke nënkuptuar se ka patur edhe tentativa të tjera për eliminimin e Çapjas.

Të dëshpëruar për dështimin e atentatit djemtë ngushëllohen me faktin që Çapja ka humbur shumë gjak dhe nuk flet dot, plumbi ishte vetëm 1 cm larg zemrës, në shpatull. Lulja shkruan “Djallit s’i del shpirti”, por falënderon gjuajtësin për punën e mirë.

Pse dështoi atentati ?

Nga konteksi i bisedës përforcohet dyshimi i arsyeshëm se Marjus Lulaj i qëndron mendimit se planifikimi për vrasjen e shtetasit Ardjan Çapja ka qenë i mirë, ai shpjegon se qitësi ka patur fushë-pamje të kufizuar për të realizuar qitjen dhe pas qitjes i plagosuri ka rënë ne anë të murit, pavarësisht qitjes së parë Marjus Lulaj shprehet se vrasësi ka qëndruar dhe disa sekonda të tjerë më qëllim për ta qëlluar sërish por nuk ka patur fushë-pamje.

Marjus Lulaj shprehet se autori i vrasjes në tentativë të Ardjan Çopja ka komunikuar me Marjus Lulaj sapo ka mbëritur në banesë dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se nuk e ka vrarë shtetasin Ardjan Çapja, duke u shprehur se “me mir tme kishin kap sesa shpetii a”. Marjus Lulaj dhe në këtë bisedë përshfaq detaje të ngjarjes, të cilat dyshohet se janë treguar nga autori i ngjarjes duke përforcuar jo vetëm dyshimin se Marjus Lulaj është organizatori dhe finacuesi i i vrasjes së shtetasit Ardjan Çapja, por dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ekzekutorin dhe pas ngjarjes.

Në lidhje me plagosjen e Çapjas janë përftuar biseda me interes të zhvilluara midis Marjus Lulaj dhe përdoruesit të SkyEÇ i identifikuar si Prekë Kodra. Nga konteksti i bisedave të zhvilluara midis tyre, krijohet dyshimi i arsyeshem se shtetasi Preke Kodra të cilit i referohet në komunikimet në vijim me nofkën “magjistari”, dhe më herët me nofkat “mjeshtri, gjuetari” dyshohet se është pikërisht autori i tentativës së vrasjes së shtetasit Çapja.

Në një komunikim me Prek Kodrën, qitësi që qëlloi Çapjan, Sueli aka Marjusi thotë se për të larguar dyshimet ka hapur fjalë që autori i krimit është nga forcat speciale greke.

Çela tregon se është në komunikim me dikë nga njësia e forcave speciale të RENEA-s, që e njofton për lëvizjet e tyre.

Zhdukja e gjurmëve

Xhino i flet Klausit lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku i shprehet që policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me lëvizjet e kryera ditën e ngjarjes nga autorët dhe i tregon që makina e dyshuar si e përfshirë në ngjarje ka qenë me targa falso. Ai gjithashtu i tregon që punonjësit e policisë dyshojnë që autorët kanë ikur drejt rrugës së Peqinit ndërkohë që Xhino i tregon se ai vetë ka ikur drejt Tiranës dhe ka qenë me makinë me targa falso të cilën e ka mbyllur tek shtëpia e personit që i drejtohen me emrin “Eli”.

Xhino Roka ka dërguar mesazhet ” Mund tken kap makinen qe kam mar ate…. Dhe thojn iku na Peqini….Makina ka qen me targa fallco….Dhe un u ktheva bradashesh ika per tr….Janë zero s’kanë asigja fare…Se njef njeri ate makin…E çova në Tr nga dreka…E mbylla te Eli..”. Informacionet lidhur me ecurinë e hetimeve dhe pistat e hetimit të policisë së Elbasanit, Xhino Roka dyshohet se i ka marrë nga Dedan Gjoni.

Krenarë për punën dhe organizimin e atentatit në detaje, Roka i shkruan Matishit “ne jemi për të punuar në FBI”.

Grupi shpreh shqetësim për zbulimin e bisedave në Encrochat dhe herë pas here rikujtojnë se janë në përgjim ambjental, ku Roko i shkruan Ado Xhikas, pjesëtar i grupit “vk do dalim te Encrot”, por ai nuk devijon nga objektivi i tij duke thënë se “do t’i terrorizoj, do t’i mbledhin njerëzit copa-copa”./Zoom.al