Aplikacion
Berisha theksoi se nuk do të lejojë kurrë që t’i caktohet kryetari opozitës, duke shtuar se u rikthyer vetëm kur kuptoi që Lulzim Bashën e kishin “futur në xhep”.
Ndër të tjera, gjatë konferencës, Sali Berisha njoftoi se më 26 nëntor do të jetë protesta e radhës kombëtare e PD.
Sali Berisha: Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë.
Sali Berisha nuk pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në Shtetet e Bashkuara dhe do pranojë nga Edi Rama? Po edhe 150 po të firmosin nuk mund ti caktojnë kurrë opozitës kryetarin.
Kur u ktheva? Kur pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Ju kujtohet kur Basha thoshte nën ndikimin e ambasadores dhe thoshte nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë pasojë për vendin. Dështuan. Zgjedhjet janë farsë. Lexoni Kushtetutën.
Detajet/ Babai hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK, ky është personi i dytë në vrasjen e Martinit