zoom

Lajme

Sylvinho reagon pas humbjes me Ukrainën: Ishte grup shumë i vështirë

Pas humbjes në shtëpi me Ukrainën dhe paraqitjes së dobët të Kombëtares Shqiptare, zhgënjimi u lexua edhe në deklaratën e teknikut Sylvinho.

Ai nënvizoi se grupi ku luajti Ahqipëria ishte i vështirë, duke shtuar se në vazhdim ekipi duhet të përmirësohet.

“Eksperienca është pjesë e së gjithës. Kur rritesh në nivele, gjen ekipe që nuk të falin në gabime që mund të bësh. Ne duhet të përmirësohemi, të gjejmë ekuilibër për skuadrën, duhet të punojmë shumë. Nuk mund të flas për lojtarët sepse çdo gjë që kemi kërkuar në fushë e kanë bërë. Ishte një grup shumë i vështirë, ndoshta më i keqi që mund të kishim. Nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, pavarësisht se jemi munduar dhe kemi qenë më brenda me ekipin në pjesën e parë. Duhet të përmirësohet qasja përsa i përket personalitet, si futemi në lojë. Ndeshje të tilla të kushtojnë shumë. Është proces rritjeje dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha trajneri Sylvinho.

Kuqezinjtë u mundën nga Ukraina 2 me 1 në stadiumin “Air Albania” dhe u renditën të fundit në grupin B1, çka do të thotë zbritje në Ligën C./ Zoom.al

Postime të lidhura