Aplikacion
Nervozizmi i ditëve të fundit po largohet. Qartësohuni me zemrën tuaj në fillim e mos u ndikoni nga çështje të panevojshme. Dashuria nuk po jua ngroh shpirtin. Pika e dobët është dyshimi i tepërt te njerëzit e afërt, çelësi i suksesit reflektimi.
Demi
Ditë pozitive, gëzojeni! Vetmia juaj jo gjithmonë është e shëndetshme. Yjet ju favorizojnë. Profesionalisht jeni në kulmin tuaj. Dashuria po e merr veten. Pika e dobët narcizmi, çelësi i suksesit qetësia olimpike.
Binjakët
Koha e mundimshme e dashurisë ka mbaruar. Ju po jetoni ditë të bukura plot diell. Shikoni të gjitha mundësitë që ju jepen për të rregulluar sferën emocionale. Vështirësitë në aspektin profesional janë të natyrshme. Hidhini pas krahëve mëritë e vjetra dhe ecni përpara. Pika e dobët është servilizmi, çelësi i suksesit: guximi.
Gaforrja
Kontrolloni mirë agjendën tuaj dhe jepini prioritet familjes. Streha e vjetër e dashurisë po ju kthehet në një kala rëre. Yjet po ju vështrojnë duke ju mbrojtur nga çdo gabim që ju mund të bëni. Pika e dobët është frika nga angazhimet e reja, çelësi i suksesit; aftësia për t’u strukur në botën tuaj.
Luani
Nuk është ritmi juaj ky që po jetoni. Luanët nuk janë më ata që ishin para se të nisnit një histori të re dashurie. Kujdes me shëndetin. Vështirësitë në familje tani po sfumohen. Pika e dobët është mungesa e negociatave me veten, çelësi i suksesit; reflektimi i thellë.
Virgjëresha
Lëvizja planetare është pro jush. Vendosja e trupave qiellorë po e bën më të lehtë pozicionimin tuaj në shoqëri. Sfera profesionale është solidare. Konfirmoni ndjenjat në një lidhje të vjetër e gjithçka do jetë më e lehtë. Pika e dobët është zgjedhja e alternativave jo të sigurta, çelësi i suksesit; racionaliteti me relativet në përcaktim.
Peshorja
Përqendrohuni! Ky është mesazhi i yjeve për ju sot. Profesionalisht ju duhet të gjeni veten. Kërkoni qetësinë e humbur e kushtojini më shumë kohë vetes. Familja po pret të ndryshoni natyrën e qasjes ndaj vetes. Pika e dobët është melankolia, çelësi i suksesit; financat.
Akrepi
Po rikuperoni gradualisht plagët që ju shkaktoi mungesa e vëmendjes nga partneri juaj. Dashuria është futur në një fazë të re dhe kërkon rifreskim të raporteve tuaja. Entuziazmi po jua gëzon zemrën sërish. Historitë e papërfunduara janë pika juaj e dobët, çelësi i suksesit; realizmi.
Shigjetari
Përgjigje pozitive pritet të vijnë për ju për çështje që i keni shumë për zemër. Raportet ndërpersonale parashikohen mjaft të komplikuara, por jo pa shpresë. Keni nevojë të pushoni pak këto kohë, ndaj tërhiquni të merrni veten! Pika e dobët dhe çelësi i suksesit njëkohësisht është parandjenja.
Bricjapi
Mundësi të mira profesionale. Konfirmime surprizë në projekte të reja. Dashuria duket se do edhe pak kohë të rigjejë veten. Ana financiare duket pak e turbullt, por brenda kufijve tuaj të durimit. Pika e dobët është koha e shpenzuar kot, çelësi i suksesit; drejtësia.
Ujori
Financat po duket të paqarta. Punoni me njerëz të kualifikuar dhe bëjini mirë llogaritë. Dashuria po qëndron në ekuilbër pas një kohe të gjatë stuhish të rrëmbyera debatesh. Kushtojini pak kohë vetes dhe pamjes së jashtme. Pika e dobët është loja me durimin e të tjerëve dhe çelësi i suksesit është vetë suksesi që keni në çdo hap.
Peshqit
Profesionalisht jeni aty ku keni dashur gjithmonë, por kjo nuk mjafton. Në dashuri hapat e ngadaltë kanë krijuar ngërçe të frikshme. Rrezikoni ca edhe me tentativat për të qenë në qendër të vëmendjes me qëllim promovimin e një tjetër standarti të integrimit në rrethin shoqëror. Pika e dobët është mungesa e seriozitetit, çelësi i suksesit; komunikimi i kultivuar dhe miqësor.
PRAPASKENAT/ Ilnisa xheloze për Meritonin, moderatori merr valixhen dhe ikën nga shtëpia