zoom

Aktualitet

Plagoset me plumb në kokë 52-vjeçari në Tiranë, dërgohet tek Trauma

Një 52-vjeçar është qëlluar me armë zjarri tek rruga e Elbasanit.

Sipas informacioneve, Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.

52-vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

 

Postime të lidhura