zoom

Lajme

Aktori i famshëm zbulon: Jam diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike

Dave Coulier, i njohur nga seriali Full House, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer, konkretisht me limfomën Jo-Hodgkin të fazës 3.

Aktori 65-vjeçar e bëri njoftimin në Today, duke treguar se simptomat e para u shfaqën disa muaj më parë , kur vuri re një ënjtje në zonën e ijeve.

Diagnoza ishte tronditëse për të dhe nuk mund ta besonte. “Reagimi im i parë ishte ‘Prit, kancer?’ U ndjeva sikur më kishin goditur me grusht në bark. Gjithmonë dëgjon që kjo t’i ndodhë dikujt tjetër dhe nuk e pret kurrë që të ndodhë me ty”, thotë ai.

Pasi filloi kimioterapinë brenda dy javësh nga diagnoza, ai ndau përvojën e tij dhe tha se procesi është i vështirë, por është i mbush me shpresë.

Kimioterapia, përshkroi ai, përfshin gjashtë raunde çdo tre javë dhe pritet të përfundojë deri në shkurt. “Është një udhëtim me ulje-ngritje. Disa ditë përfshijnë të përziera dhe marramendje, por ka ditë kur ndihem mirë dhe të tjera kur më duhet vetëm të shtrihem dhe ta lë trupin të pushojë”, tha ai.

Në lidhje me kimioterapinë, u shpreh se: “Raundi i parë ishte mjaft intensiv sepse nuk dini çfarë të prisni. Ju nuk e dini se si do të ndiheni. A do të më godasë kjo menjëherë? A do të jetë katastrofike? Të largohem nga këtu?’

Një rol vendimtar në betejën e tij është mbështetja e gruas së tij, Melissa Coulier, e cila është kujdesur për të që nga ushqimi deri tek vizitat mjekësore. “Ajo është e mrekullueshme, më ndihmon të organizoj gjithçka”, tha ai me emocion.

Coulier tregoi gjithashtu se sa të rëndësishëm janë të dashurit e tij për të, përfshirë djalin, Luke, si dhe trashëgiminë e lënë nga anëtarët e familjes që vdiqën nga kanceri, si nëna dhe motra e tij, Sharon.

“Mendoj se nëse mund të jem të paktën po aq i fortë sa ato, atëherë gjithçka do të jetë mirë ”, theksoi ai.

Limfoma Jo-Hodgkin është një lloj kanceri që zhvillohet në sistemin limfatik dhe shpesh diagnostikohet në faza të ndryshme, varësisht nga sa është përhapur. Në rastin e aktorit, faza 3 do të thotë se kanceri mbetet brenda sistemit limfatik.