Aplikacion
Bernard Arnault , mik i ngushtë i “Zonjës së Parë” të Francës, Brigitte Macron dhe pronar i perandorisë franceze LVMH, po dërgon Elon Musk në gjykatë pasi dy nga gazetat e tij, Le Parisien dhe Les Echos, akuzojnë “Z. Tesla” dhe një anëtar të administratës së Trump në pritje, se kanë postuar në platformën X përmbajtje lajmesh nga media franceze pa paguar.
Siç raporton gazeta The Telegraph, biznesmeni i pasur Bernard Arnault po e çon drejtorin ekzekutiv të Platformës X në gjykatë në procedurat ligjore të iniciuara bashkërisht nga dy gazetat e përditshme që i përkasin perandorisë luksoze të LVMH, Le Parisien dhe Les Echos.
Padia e ngritur kundër platformës së Musk është mbështetur edhe nga gazetat Le Figaro dhe Le Monde.
Drejtuesit e gazetave kanë argumentuar se ekzistojnë rregulla që lejojnë që mediat e lajmeve të paguhen nga platformat dixhitale për të shpërndarë përmbajtjen e tyre.
Platforma X, e njohur më parë si Twitter, nuk ka pranuar asnjëherë të hyjë në negociata me botuesit e mediave franceze, ndryshe nga pronari i Google, Facebook dhe Meta.
Meloni “sfidë” gjykatës: Emigrantët? Rolet i respektoj, por do eci përpara, ju pëlqen apo jo