Aplikacion
Prokuroria kërkoi dënimin me 6 muaj burg për e Elia Zaharinë dhe 1 vit heqje lirie për babain e saj, Gjergj Zaharia.
Dënimi konvertohet në shërbim prove, nëse pretenca pranohet nga gjykata.
Elia Zaharia u shpreh se do të respektojë procesin gjyqësor
“Unë jam mirë. Sot isha prezent pas çeljes së panairit dhe do të jem për tre ditë me radhë në ndjekje të përditshme. Por, përtej promovimit të aktivitetit, një koment për vendimin? Unë sot pata kënaqësinë dhe privilegjin të prezantoj çeljen e panairit të 27 të librit. Komenti që kam është që i ftoj të gjithë në këto 5 ditë feste në ngjarjen më të madhe kulturore në vend. Libri është miku më i mirë, të mundëson të jetosh shumë jetë. Të uroj veç suksese dhe të mira! Më vjen keq, por nuk kam koment! Çështja është në gjykim e unë respektoj në heshtje procesin!”, tha Elia Zaharia për “Euronews”.
Meloni “sfidë” gjykatës: Emigrantët? Rolet i respektoj, por do eci përpara, ju pëlqen apo jo