zoom

Aktualitet

Prokuroria kërkon burg për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babanë e saj

Tetë muaj pasi u bë publik skandali i dhunës në Oborrin Mbretëror, Prokuroria e Tiranës kërkon burgosjen e Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, Gjergj Zaharisë.

Organi i akuzës ka dhënë pretencën, duke kërkuar burgosjen për 1 vit e 6 për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj.

Akuza që është ngritur ndaj tyre është “Dhunë në familje”.

Nëse gjykata i shpall ata fajtorë në seancën e caktuar më 13 dhjetor, prokuroria kërkon që dënimi i tyre të konvertohet në shërbim prove.

Dhuna në Oborrin Mbretëror u bë publik në mars të këtij viti, kur në media qarkulloi videoja ku Elia Zaharia akuzonte Princ Lekën se kishte dhunuar babanë e saj.

Në video, Princ Leka kishte kapur momentin kur Elia Zaharia e sulmonte fizikisht.

Pas kësaj videoje, Princ Leka dhe Elia Zaharia u ndanë me vendim gjykate.

Postime të lidhura