Aplikacion
Të dhënat e detajuara të cens 2023 për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës tregojnë për zhvendosje të mëdha atë popullsisë nga qyteti në ish komuna dhe në fshat. Pakësimi i popullsisë në kufijtë e bashkisë së qytetit ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.
Banorët e kryeqytetit janë zhvendosur drejt skajeve. Psh popullsia e Kasharit, një ish komunë u rrit me 106 për qind ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023 në Kashar rezultuan mbi 89 mijë banorë nga 43 mijë që ishin në vitin 2011. Komuna e Kasharit mori zhvillim të shpejtë në ndërtimin e objekteve për banim, por nuk ishte i mirë-studiuar, pasi nuk u shoqërua me infrastrukturën mbështetëse si shkolla dhe qendra shëndetësore.
Më pas rritjen më të madhe të popullsisë e ka ish komuna e Dajtit, popullsia e së cilës arriti në mbi 35 mijë banorë me rritje 74 % nga 2011.
Komuna e Farkës gjithashtu kishte rritje me 60% të popullsisë ndërmjet 2011 dhe 2023, duke shënuar 36 mijë banorë aktualisht. Gjithashtu ish- komuna e Petrelës regjistroi mbi 5,700 banorë me 2023 më një rritje 21% nga 2011-ta.
Në 8 isha komuna të tjera si Peza, Bërzhita, Ndroqi, Baldukshu, Zall Ballstar, Krrabë, Shëngjergj dhe Zall Herr popullsia ka rënë me ritme dyshifrore ndërmjet dy censeve.
Lëvizjet e popullsisë tregojnë se qyteti i Tiranës po behet gjithnjë e më shumë i pajtueshëm dhe i shtrenjtë sidomos nga familjet e reja.
Në dhjetë vitet e fundit familjet e reja kanë preferuar të blejnë prona në periferi të Tiranës, sakaq territori i qytetit të vjetër është pakësuar nga emigrimi, rënia e lindjeve dhe zhvendosja në periferi.
Të dhënat sugjerojnë se, popullsia me nivel ekonomik mbi mesataren është zhvendosur nga Tirana në komplekset rezidenciale të ngritura në ish komuna, teksa familjet e reja kanë preferuar të nisin jetën në periferitë, ish komunat e Dajtit dhe Kasharit pasi ishin më të përballueshme për blerjen e shtëpive.
Rritjet e çmimeve të banesave në Tiranë edhe në kushtet e rënies së popullsisë, po bëhet shkak për zhvendosje gjithnjë e më shumë të popullsisë së re ne zonat periferikë jashtë qytetit./Monitor
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës