zoom

Aktualitet

Nga e mërkura, shtrëngata shiu dhe temperatura deri në – 4 gradë Celcius

Këtë javë vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut, që do të nisin të mërkurën dhe nga temperatura të ulëta.

Përmes një njoftimi, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut pritet të shtrihen thuajse në të gjithë territorin.

Po ashtu, sipas SHMU, pritet që gjatë mëngjeseve të ketë një prezencë të shtuar të mjegullës, e cila e bën më të vështirë shikueshmërinë.

“Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik.

Ditët e hënë e martë e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore. Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë”, njofton SHMU.

Ditët e mërkurë e enjte moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2ballë.

Postime të lidhura