Aplikacion
Kuqezinjte do të punojnë gjatë kësaj jave në Tiranë për të përgatitur në detaj fillimisht përballjen ndaj Çekisë më 16 nëntor, e cila do të jetë vendimtare, për të shkuar edhe tek dueli me Ukrainën në 19 nëntor me objektivin për të marrë vendin e parë në grup.
Silvinjo ka grumbulluar 28 lojtarë për këto dy ndeshje shtëpiake, duke qënë se disa prej lojtarëve janë ende në dilemë për shkak të dëmtimeve dhe formës fizike, sikurse janë rastet e Gjimshitit, Rei Manajt, Kumbullës dhe Bares.
Shumica e lojtarëve mbërritën të dielën, ndërsa grupi kompletohet këtë të hënë me pjesën tjeter të futbollistëve.
Stërvitja e parë është programuar për t’u mbajtur pasdite në ambientet e stadiumit kombëtar.
Akuza për destabilizim pas djegies së flamurit maqedonas gjatë festimeve për Pavarësinë Shqipërisë