Aplikacion
Disa media raportuan se atij mund t’i ishte marrë pasaporta, ndërsa Zoom.al vuri në dukje me shqetësim faktin se ai ishte zhdukur nga ekranet e Tiranës, diçka kjo e pazakontë për televizionet shqiptare.
Kështu, në mesditë, për të qetësuar të gjithë ata që i kanë mbetur rreth e rrotull dhe për inat të atyre që fërkuan duart nga lajmet e rreme, ai u tregoi gjithë shqiptarëve se kishte qenë për dy ditë me radhë në një udhëtim në Aleksandri, në Egjipt.
“Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt, ku u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said” – njoftoi bashkia.
Për ata që pyesin se ç’bëri ai në Aleksandri teksa vendi zien se ai mund të përballet me drejtësinë, Bashkia dha këtë shpjegim.
“Në këtë takim, ata diskutuan mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete të cilat në vitin 2025 do të bashkëndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.
Nëpërmjet këtij njoftimi bashkia dha jo vetëm një, por tre lajme. I pari vizita, i dyti se Veliajt nuk i është marrë pasaporta dhe i treti që ai do të jetë këtë mbrëmje në të gjitha ekranet duke treguar sa shumë influencë ka ai ende ndaj tyre dhe se sa punon e sa shumë ka bërë ai për Tiranën dhe për Shqipërinë. /Zoom.al
“Kalova në depresion për një plehrë”/ Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Kurrë nuk ia bëj hallall