Aplikacion
Ajo postoi skanerin e kokës, duke zbuluar se nuk gëzon shëndet të plotë kohët e fundit.
Duke marrë shkas nga historia e saj, Sara bëri apel për të gjithë që po përjetojnë diçka të ngjashme që të gjejnë forcën për të luftuar.
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të “lëshohemi” që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”, shkruan Sara Karaj.