zoom

Aktualitet

SPAK kërkon 12 vjet burg për shoferin e Ardi Veliut dhe bashkëshorten e tij

SPAK dha sot pretencën per shoferin e ish -drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vjet burg.

Sokol Idrizaj u arrestua në qeshor të vitit 2023, nën akuzën e trafikimit të sendeve me vlerë, kryesisht ora, florin e bizhuteri nga Franca drejt Shqipërisë. Këto sende dyshohet se ishin grabitur nga shqiptarët në Francë dhe silleshin në Shqipëri për t’u shitur në tregun e zi.

Bashkë me të u arrestua edhe bashkëshortja e tij, Elda Izrizaj. Edhe për të SPAK kërkoi dënimin me 12 vjet burg, sikundër edhe për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi shkon në 8 vite burg në rast të shpalljes fajtor.

Për Florian Bakun dhe Egi Idrizajn u kërkua dënimi me nga 10 vjet burg, që ulet në 6 vjet e 8 muaj në rast të shpalljes fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Bora Idrizajn, për faktin se është studente, u kërkua dënimim me 6 vjet burg, që ulet në 4 vjet. E njëjta masë u kërkua edhe për për Vangjush Kasharën e Tomor Barutin.

Gjykata i dha 2 javë kohë palës mbrojtësse dhe pas dëgjimit të pretendimeve të saj do të shpallë vendimin. /Zoom.al

Postime të lidhura