zoom

Aktualitet

“Nën hetim nga SPAK”/ Benet Beci bën humor në rrjetet sociale

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar në media se është marrë zyrtarisht nën hetim nga Spak.

Beci ka bërë një postim plot humor në rrjetet sociale ku shkruan:
Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët.🤣

Megjithatë kryebashkiaku nuk ka pranuar apo mohuar lajmin për hetimin ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala tha më herët se Beci po hetohet për shkelje të dyshuara të kryera gjatë detyrave që ka mbajtur përpara se të zgjidhej në krye të Bashkisë Shkodër.