zoom

Lajme

Denoncoi mungesën e vaksinës, Zhupa: Ministrja Denaj të ndalë presionin ndaj gazetares

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas denoncimit të gazetares Rudina Muca, e cila ka pretenduar se ministrja Anila Denaj e ka kërcënuar me vendin e punës të motrës.

Gazetarja në një postim në rrjetet sociale deklaroi se ministrja Denaj ka kërcënuar motrën e saj, e cila është punonjëse në varësi të ministres së Bujqësisë, me shkarkim nga puna.

Zhupa i kërkon të ndal presionin dhe të jap llogari se pse nuk është bërë vaksina e Brucelozës, për të cilën është harxhuar 1.7 milion euro.

Postimi plotë:

Anila Denaj të ndal presionin ndaj gazetares së Top Channel, Rudina Muca me shkarkim nga puna të motrës së saj dhe të jap llogari për faktin se ministria që drejton nuk e ka kryer vaksinën kundër Brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7 milion euro.

Denoncimi kurajoz dhe profesional në shërbim të interesit publik duhet të bëj që organet kompentente të hetojnë.

Ministrja Denaj në vend të kërcënimit ndaj familjarëve të gazetares me qëllim intimidimin dhe presionin për mos nxjerr të vërtetat, duhet të mbaj përgjegjësi për dikasterin që drejton. Bujqësia në fakt është nga sektorët më të dështuar të kësaj qeverie ku janë të specializuar për zhdukjen e fondeve europiane dhe shqiptare.

Këto akte tregojnë fare qartë edhe për regresin që tregonte Bashkimi Europian në raport me lirinë e medias dhe që aferat qeveritare nuk marrin përgjigje me hetim të fajtorëve por me kërcënim dhe intimidim të denoncuesve.

Postime të lidhura