zoom

Aktualitet

Marshim në Shkodër/ Demokratë dhe qytetarë: Revoltë kundër krim-politikës

Në Shkodër po zhvillohet mesditën e sotme një marshim-protestë pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua e pafajshme.

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.

Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë.

Ai u shpreh se marshimi nuk bëhet vetëm për Shkodrën, ku ndodhi masakra me 3 viktima, por për të gjithë vendin.