Aplikacion
Gjermania, një ndër mbështetëset kryesore të dialogut Kosovë-Serbi, kritikoi këtë hap të Serbisë, duke e konsideruar një shkelje të qartë të detyrimeve të saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkoi që Serbia të rishikojë vendimin, duke theksuar se ky veprim është në kundërshtim me angazhimet e saj ndërkombëtare. Gjermania theksoi gjithashtu se të dyja shtetet, si Kosova ashtu edhe Serbia, duhet të zbatojnë pa vonesa Marrëveshjen e Ohrit të arritur në mars 2023, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan A2.
Marrëveshja e Ohrit synon të stabilizojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, lëvizja e fundit nga Serbia ka rritur shqetësimet mbi përkushtimin e saj ndaj dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura, çka mund të ketë ndikime serioze në procesin e normalizimit dhe stabilitetin rajonal.